Aktualitet

Organizonin lotari të palejuara në lokale të ndryshme, arrestohen 3 perona në Tiranë

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar 6 aparatet celulare dhe 3 njësi kompjuterike.

10 Dhjetor 2024, 09:05 Nga M.B
Organizonin lotari të palejuara në lokale të ndryshme, arrestohen
Foto ilustruese

TIRANA- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme. Po ashtu bëhet me dije se tre persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Lidhur me këtë rast janë sekuestruar 6 aparatet celulare dhe 3 njësi kompjuterike.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 12".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç, dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll