Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse, drejtuesi i mjetit jashtë rrezikut për jetën

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, ku drejtuesi i një mjeti tip "Ford" ka humbur kontrollin. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në anë të rrugës. Nuk dihen ende arsyet apo rrethanat, por nga të dh

10 Dhjetor 2024, 08:27 Nga ZH.LL
Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me
aksidenti

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, ku drejtuesi i një mjeti tip "Ford" ka humbur kontrollin. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

Nuk dihen ende arsyet apo rrethanat, por nga të dhënat paraprake dyshohet që shpejtësia të ketë ose lagështia në rrugë mund të kenë shkaktuar aksidentin. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar vetëm disa fraktura dhe lëndime të parrezikshme.

korce aksident

Sondazh

Poll