Aktualitet

FOTO+EMRAT/ Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy automjete, drejtuesit përfundojnë në spital

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh ku u përshi një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues 35-vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

10 Dhjetor 2024, 08:10 Nga M.B
FOTO+EMRAT/ Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy
Foto nga vendi i ngjarjes


LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh ku u përshi një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues 35-vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë teksa janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

aksident

Sondazh

Poll