Aktualitet

I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 15 vite burg, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Për shkak të shkeljes së ligjit mbi narkotikët, i riu shqiptar përveç dënimit me burg ishte dënuar edhe më një gjobë prej 100,000 eurosh.

9 Dhjetor 2024, 11:39 Nga ZH.LL
I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 15 vite burg, arrestohet
policia greke

GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Mësohet se shqiptari ishte në kërkim pasi rezulton i dënuar me 15 vite burg.

Për shkak të shkeljes së ligjit mbi narkotikët, i riu shqiptar përveç dënimit me burg ishte dënuar edhe më një gjobë prej 100,000 eurosh.

32-vjeçari shqiptar u kap në flagrancë në qendër të Selanikut, ku policia greke po zhvillonte një operacion. 

Ndërkohë, dokumentacioni në ngarkim të shqiptarit i kaloi Prokurorisë kopetente që ndjek rastin.

 

greqi arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll