Aktualitet

Persona të panjohur sulmojnë tre policë në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar

Në momentin e sulmit, policët po qëndronin në një pikë statike, teksa të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

9 Dhjetor 2024, 11:19 Nga ZH.LL
Persona të panjohur sulmojnë tre policë në veri të
policia

KOSOVË- Një tjetër sulm është regjistruar në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se gjatë mbrëmjes të së dielës, tre policië janë sulmuar nga persona të panjohur. 

Në momentin e sulmit, policët po qëndronin në një pikë statike, teksa të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”

kosove sulm ne veri

Sondazh

Poll