Aktualitet

EMRI/ Aksident në Lushnjë, këmbësori përplaset për vdekje

Ngjarja ka ndodhur në Bypass-in e Lushnjes pranë një mbikalimi që lidhë qytetin me pjesën perëndimore.

9 Dhjetor 2024, 09:30 Nga M.B
EMRI/ Aksident në Lushnjë, këmbësori përplaset për
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident fatal ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në Bypass-in e Lushnjes pranë një mbikalimi që lidhë qytetin me pjesën perëndimore.

Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Avdulla Ferhati, rreth 79-vjeç. Gjithashtu mësohet se ai nuk ka kaluar në mbikalim, por ka tentuar të kaloj mbi trafikndarese.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



aksident

Sondazh

Poll