Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhet edhe Vermoshi

Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm.

9 Dhjetor 2024, 09:23 Nga ZH.LL
Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhet edhe Vermoshi
mot me debore

VERMOSH- Reshjet e dëborës janë rikthyer pothuajse në të gjithë vendit. Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë risjellë sërish borën në veri të vendit.

Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm.

Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore.

Ndërkohëm, nuk raportohet probleme me energjinë elektrike.

vermosh debora

Sondazh

Poll