Aktualitet

DETAJE/ Si u kap kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, në pranga 2 të rinj

Mësohet se gjatë aksionit në kthesën e Kamzës janë gjetur në makinë 1 kg e 50 gramë kokainë.

9 Dhjetor 2024, 11:02 Nga I.A
 
DETAJE/ Si u kap kokainë me vlerë 270 mijë euro në
Te arrestuarit

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti drogë në Tiranë. Mësohet se gjatë aksionit në kthesën e Kamzës janë gjetur në makinë 1 kg e 50 gramë kokainë. Nga aksioni i policisë janë vënë në pranga 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë bashkë me lëndën narkotike.  Dyshohet se droga e sekuestruar ishte me vlerë 270 mijë euro.  

 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Fam Fanz”, i ndjekur me metoda proaktive. Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës. Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro). Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fam Fanz”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

operacion anti droge ne tirane

Sondazh

Poll