Aktualitet

Operacioni anti drogë në Tiranë, në pranga Xhenjo Manushi e Klajdi Serjani (nipi i Pajtim Serjanit)

Mësohet se 20-vjeçari Manushi ndodhej në makinë së bashku me Serjanin në zonën e kthesës së Kamzës, në momentin që i ka ndaluar policia për kontroll.

9 Dhjetor 2024, 11:07 Nga I.A
Operacioni anti drogë në Tiranë, në pranga Xhenjo Manushi e
Pajtim Serjani

TIRANË- Dosja.al, ka arritur që të sigurojë emrat e dy personave të arrestuar nga aksioni anti drogë ditën e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Xhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani. 

 

Mësohet se 20-vjeçari Manushi ndodhej në makinë së bashku me Serjanin në zonën e kthesës së Kamzës, në momentin që i ka ndaluar policia për kontroll. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur 1 kg e 50 gramë kokainë.

Ndërkohë që burimet pranë redaksisë bëjnë me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit. Ky i fundit është i njohur për autoritetet policore për gjobvënie dhe për një atentat që i kanë bënë në 2015. 

xhenjo manushi klajdi serjani pajtim serjani

Sondazh

Poll