Aktualitet

Përplasi një makinë në Dimal ku si pasojë humbi jetën pasagjeri 78-vjeçar, arrestohet shoferi 33-vjeçar

Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se shoferi i arrestuar, është përplasur me një automjet në lëvizje, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 78-vjeçar.

9 Dhjetor 2024, 11:09 Nga ZH.LL
Përplasi një makinë në Dimal ku si pasojë humbi
aksident

DIMAL- Shoferi 33-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident me pasojë vdekje në Dimal, është arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se shoferi i arrestuar, është përplasur me një automjet në lëvizje, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 78-vjeçar.

I moshuari ishte pasagjer në makinën që aksidentoi 33-vjeçari, A. T.

“Arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”,”- njoftoi policia.

dimal aksident

Sondazh

Poll