Sport

VIDEO / Atalanta kërcënim serioz për titullin, mund Milanin dhe ngjitet në krye!

Zikaltrit fitojnë në Bergamo me shifrat 2-1 dhe ngjiten 2 pikë mbi Napolin që ka një ndeshje më pak

6 Dhjetor 2024, 22:48 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta kërcënim serioz për titullin, mund Milanin dhe

ITALI – Atalanta tashmë është një pretendente serioze në garën për titullin kampion në Serinë A. Bergamaskët marrin kreun e klasifikimit duke marrë një fitore të madhe dhe krejtësisht të merituar përballë Milanit në shtëpi.

Janë pikërishtë vendasit që kalojnë të parët në avantash me anë të ishit kuqezi De Ketelar në minutën e 12-të. Gjithësesi kuqezinjtë qëndruan në lojë dhe reaguan shpejtë dhe pas 10 minutash rikthejnë barazpeshën me anë të Moratës dhe me shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Atlanta e Gjimshitit ishte më kërkuese dhe më aktive në aksionet e saj duke kërkuar me ngulm një fitore që e morën vetëm 4 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Në minutën e 86-të, Lukman i harruar në shtyllën e dytë e ka të thjeshtë të mposht Maignan nga aq afër. Minutat në vazhin deri në të 96-n nuk sollën asnjë ndryshim rezultati duke i dhënë mundësinë zikaltërve të festojnë për fitoren dhe kreun e klasifikimit.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll