Sport

VIDEO / Mario Mitaj i pakalueshëm edhe përballë Cristiano Ronaldos!

Ndërkohë në fundin e takimit, për golin e fitores ishte pikërisht mbrojtësi kuqezi ai që dha asistin për Bergwijn i cili finalizoi për t’i dhënë këtë fitore të rendësishme, skuadrës së Al Itihad.

6 Dhjetor 2024, 22:14 Nga DOSJA
VIDEO / Mario Mitaj i pakalueshëm edhe përballë Cristiano

ARABI SAUDITE - Mario Mitaj ka patur një paraqitje mjaft pozitive në pjesën e parë të ndeshjes mes Al Itihad dhe Al Nassr. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm nga Cristiano Ronaldo në krahun e majtë të tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Fillimisht, Mario Mitaj i tregoi forcën Cristiano Ronaldos në minutën e 18-të duke i prishur një aksion portugezit.


Më pas në minutën e 28-të, Mitaj jo vetëm i hoqi topin nga këmbët, por dhe nga Al Itihad u nis një aksion i rrezikshëm.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Mitaj tregoi aftësitë dhe në fazën ofensive. Mbrojtësi shqiptar kaloi dribloi lojtarët e Al Nassr, para se të fitonte faull. Al Ghanam mori karton të verdhë nga ky rast sepse protestoi ndaj arbitrit për faullin e dhënë.

Ndërkohë në fundin e takimit, për golin e fitores ishte pikërisht mbrojtësi kuqezi ai që dha asistin për Bergwijn, i cili finalizoi për t’i dhënë këtë fitore të rendësishme, skuadrës së Al Itihad.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll