Sport

VIDEO / Interi me Asllanin në fushë fiton 3-1 përballë Parmës!

Interi mban aktualisht vendin e tretë me një pikë më pak se Napoli kryesues.

6 Dhjetor 2024, 22:24 Nga DOSJA
VIDEO / Interi me Asllanin në fushë fiton 3-1 përballë

ITALI - Interi ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Parmës. Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71-të sfidës duke marrë vendin e Çalhanoglu. Zikaltrit nuk lanë vend për surpriza në javën e 15-të të Seria A. Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Dimarko, teksa Parma rezistoi 40 minuta.

Në të dytën ishte Barela dhe Turam që i siguruan fitoren skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi.

Autogoli i Darmian në minutën e 81-të pati vlerë vetëm për statistikë te Parma. Interi mban aktualisht vendin e tretë me një pikë më pak se Napoli kryesues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll