Sport

Nuk ndalen kuqezinjtë e minifutbollit... Shqipëria kualifikohet midis 8 më të mirëve në Botërorin “Socca World Cup 2024”

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve kombëtare më të mira të botës.

6 Dhjetor 2024, 17:00 Nga DOSJA

Nuk ndalen kuqezinjtë e minifutbollit... Shqipëria kualifikohet midis

OMAN - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka arritur suksesin e radhës, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e raundit të 1/16-ave ndaj Belgjikës me rezultatin 3-0 dhe siguruan kualifikimin mes tetë ekipeve kombëtare më të mira të botës.

Shqipëria dominoi takimin dhe u hodh në kërkim të golit që në startin e ndeshjes. Golin e parë kuqezinjtë e shënuan që në minutën e 5-të me Erald Lecin. Pas tre minutave, për kuqezinjtë e dyfishoi rezultatin Endrit Kaca. Kapiteni kuqezi bëri gjithçka mirë, kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko gjeti golin e tretë në fundin e pjesës së dytë, duke vulosur triumfin spektakolar. Për Shqipërinë shënoi Arvi Shala dhe sfida u mbyll me rezultatin e pastër 3-0.

Në ndeshjen çerekfinale të radhës, Shqipëria do të përballet me skuadrën e Omanit.

Nuk ndalen kuqezinjtë e minifutbollit... Shqipëria kualifikohet midis

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll