Sport

Hansi Flick: "Ne kemi nevojë për të njëjtin mentalitet si në Mallorca"...

Flick thekson vështirësinë për të mposhtur Betisin dhe siguron se "ne duam të luajmë në Camp Nou në mars".

6 Dhjetor 2024, 16:02 Nga DOSJA

Hansi Flick: "Ne kemi nevojë për të njëjtin mentalitet

SPANJE - Hansi Flick e ka përgatitur ndeshjen me respekt dhe masa paraprake ndaj një skuadre si Betis, duke vlerësuar potencialin dhe trajnerit të saj, por njëkohësisht me bindjen se skuadra e tij do të mbajë linjën e mirë që nisi ndaj Mallorcas.

Ai përjashtoi çdo lloj opsioni që Lamine Yamal të hyjë në rotacione dhe shpjegoi se në rastin e Raphinhas, fjalën e fundit do ta ketë braziliani. Ai minimizoi faktin e luajtjes së shumë ndeshjeve të La Ligës jashtë, gjë që nënkupton se në raundin e dytë, Barça do të luajë më shumë në shtëpi, duke pohuar se "ne vërtet duam të luajmë në Camp Nou në mars".

Ai theksoi se Betis "është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë me përvojë. Ata janë  të aftë të presin lart, është stili i tyre, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar në lojën tonë. Ata gjithashtu dinë të luajnë me top, me lojtarë të rrezikshëm”.

Për Pellegrinin ai theksoi se "skuadrat e tij kanë gjithmonë një stil, u pëlqen të luajnë me topin. Ai është një trajner me përvojë dhe nuk është e lehtë për skuadrat të luajnë kundër tij". 

I lumtur për ndjenjat e mira dhe humorin e mirë të skuadrës pas fitores së fundit, ai nuk dëshiron që skuadra e tij të mos bjerë në gjumë dhe përsëriti se "çdo ndeshje fillon zero-zero, ndaj duhet të kesh të njëjtin mentalitet si në Mallorca.

Është shumë e rëndësishme që skuadra të luajë ashtu, të besojë në forcën e saj, kjo është ajo që i duhet skuadrës”. Ai theksoi gjithashtu, se “në Mallorca, ne shfrytëzuam mundësitë tona për të shënuar”.

Në lidhje me përballjen me Vitor Roque, ai shpjegoi se "Unë besoj te lojtarët e mi. Të gjitha skuadrat kanë lojtarë të mirë dhe duhet të jesh i fokusuar. Sigurisht që ai është i përfshirë te Betis. Unë fola me të dhe e ndjeva se nuk ishte i lumtur tek ne, kështu që mendoj se ishte arsyeja e duhur që ai të niste në një ekip tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll