Sport

Videoja bëhet virale… Shpërfytyrohet Pep Guardiola, gati për t’u konfliktuar me tifozin

Ka raportime në Twitter se incidenti ka ndodhur në Anfield, pas humbjes së Cityt ndaj Liverpoolit, por disa thonë se ka ndodhur disa muaj më parë jashtë Wembley.

6 Dhjetor 2024, 17:53 Nga DOSJA

Videoja bëhet virale… Shpërfytyrohet Pep Guardiola, gati

ANGLI - Eshtë një video që tregon Pep Guardiolën, duke u kthyer gati për t’u konfliktuar me një fans që e tallte… Tani ajo po bën xhiron e internetit. 

Në Twitter, raportimet më të shumta në lidhje me këtë video të veçantë janë se ajo është marrë jashtë Anfield, ku të dielën e kaluar Liverpool mundi 2-0 Manchester Cityn dhe... e fundosi atë në vendin e 4-t në renditje. 

Në këtë ndeshje të veçantë, trajneri katalanas i Cityt u tregoi gjashtë gishta (aq sa titujt e tij në Premier League) tifozëve të Liverpoolit, të cilët bërtisnin se të nesërmen do të shkarkohej. 

“Ti qan se ke humbur”, i thotë tifozi Pep Guardiolës dhe ai i përgjigjet: “A dëshiron të dish si është të humbasësh?” dhe nxiton drejt tij me humor të egër, para se të ndalohet nga i biri dhe njeriu i tij i sigurimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Megjithatë, sipas burimeve, video nuk ka ardhur nga Anfield, por është marrë majin e kaluar jashtë Wembley, pasi City humbi finalen e FA Cup nga United. 

Megjithatë, videoja është shpërndarë dhe bërë virale nga llogaria e tifozëve të Liverpool, Spion Kop në Twitter. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll