Sport

Bundesliga siguron 4.484 miliardë euro nga e drejta televizive nga 2025 deri në 2029!

Kjo vlerë ndahet në 1.121 miliardë euro në sezon

6 Dhjetor 2024, 16:26 Nga DOSJA

Bundesliga siguron 4.484 miliardë euro nga e drejta televizive nga 2025

GJERMANI - Bundesliga gjermane e futbollit siguroi sot një ‘jackpot’ prej 4.484 miliardë eurosh të ardhura nga të drejtat televizive gjatë periudhës 2025-2029, që përkthehet në 1.121 miliardë euro në sezon.

Ky është cikli i tretë radhazi prej katër sezonesh, për të cilin liga gjermane (DFL) ka marrë nga të drejtat televizive mbi një miliard euro në sezon, por ende larg Premier Leagues angleze, që mban fronin e 'mbretëreshës'.

Duke kapërcyer pragun e një miliardë eurosh në sezon të ardhura nga të drejtat televizive kombëtare, futbolli gjerman është konsoliduar në vendin e dytë për sa i përket pesë ligave më të mira në Evropë, pas Premier League të paprekshme.

Gjatë konkursit të fundit për të drejtat televizive kombëtare në fund të vitit 2023, spikati Premier League, duke marrë një vlerë rekord prej 7.82 miliardë eurosh, që mbulon të njëjtin cikël katër-sezonal, krahasuar me tre të mëparshmet.

Në vit, kampionati anglez, Premier League fiton mesatarisht 1.95 miliardë euro, nga vera e vitit 2025 deri në vitin 2029.

Nga ana tjetër, kampionati francez negocioi së fundmi të drejtat e tij televizive dhe pa të ardhurat e tij të ranë me pothuajse një të tretën, nga 726.5 milionë euro, midis 2016 dhe 2020, në 500 milionë euro, në periudhën 2024-2029.

Në Itali, Seria A mori 900 milionë euro në sezon midis 2024 dhe 2029, një rënie prej 8% krahasuar me periudhën 2018-2021.

Liga spanjole, La Liga, trokiti në derën e një miliard eurove, me të drejtat që u rritën nga 980 milionë euro në raport me 2019-22 në 990 milionë euro për vit financiar për pesë sezonet në vijim (2022-27).

Megjithatë, Spanja mund të llogarisë në të drejtat televizive jashtë vendit (900 milionë euro) shumë më të larta se ato të Italisë, Gjermanisë apo Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll