Aktualitet

Tensione/ Iu rrezikohet banesa, fëmijët tentojnë të hidhen nga çatia, gruaja shtatzënë e shtrirë në rrugë (VD)

11 Mars 2019, 09:41 Nga DOSJA
Tensione/ Iu rrezikohet banesa, fëmijët tentojnë të hidhen

Tiranë- Situatë tensioni është pranë zonës së “Petro Ninit” në Tiranë pasi një banesë pritet të shembet dhe 4 familje ngelen në qiell të hapur. 

Banorët janë në gjendje të rëndë psikologjike dhe janë shfaqur në rrugë të shtrirë dhe duke qarë. Ata i kanë vënë edhe flakën banesës  disa mbeturinave, që rrezikojnë të përfshijnë dhe objektin. Fëmijët e banorëve kanë tentuar të hidhen nga çatia por janë parandalaur nga policia. 

Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.Po kështu një prej banorëve është shoqëruar në polici. 

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta. Sipas banorëve banesa e tyre do të shembet dhe në të do të ndërtohet një pallat. 

Ndërkohë që ish-pronari Aleksandër Gavoçi pretendon se e ka fituar në gjyq këtë pronë, me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll