Politike

VIDEO/ Aksioni i SPAK ndaj Veliajt, momenti kur Ajola Xoxa shoqëron agjentët e BKH-së te galeria Harabel

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, agjentët e BKH-së janë shoqëruar për te galeria, nga bashkëshortja e Veliajt dhe nga avokati i saj. 

6 Dhjetor 2024, 13:16 Nga I.A
VIDEO/ Aksioni i SPAK ndaj Veliajt, momenti kur Ajola Xoxa shoqëron
Pamjet

TIRANË- Një furgon policie dhe disa punonjës të rendit janë vendosur përpara zyrave të shoqatës ‘Harabel, që i përket bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohet se agjentët e BKH-së pas kontrollit në banesën e Veliajt kanë shkuar dhe në galerinë Harabel.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, agjentët e BKH-së janë shoqëruar për te galeria, nga bashkëshortja e Veliajt dhe nga avokati i saj. 

Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D". Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.

ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll