Politike

Mesazhi i Metës në protestën para SPAK: Po tentohet të rrëmbehet një tjetër mandat katërvjeçar

Më tej, Meta akuzon kryeprokurorin Altin Dumanin se firmosi për ndalimin e tij mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

6 Dhjetor 2024, 12:40 Nga r.ll
Mesazhi i Metës në protestën para SPAK: Po tentohet të
protesta

TIRANË- Në protestën e organizuar nga Partia e Lirisë para SPAK po lexohet edhe mesazhi nga qelia e burguit i presidentit të PL-së, Ilir Meta. Në mesazh thuhej se arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë që të rrëmbehet edhe një tjetër mandat katërvjeçar nga Partia Socialiste. Më tej, Meta akuzon kryeprokurorin Altin Dumanin se firmosi për ndalimin e tij mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

“SPAK dhe Dumani janë garant të korrupsionit të Edi Ramës dhe në marrëveshje të plotë me të godasin me regji dhe mirëkuptim limona të shtrydhur të rilindjes, por pa cënuar kolonën vertebrore të këtij mekanizimi dhe sidomos edhe korruptorin e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia me nxitim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë dhe mashtrojnë para gjykatës së arrestimi është bërë sipas ligjit.

Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara të nisura nga vetë Dumani për një cështje para 14 vitesh dhe të hetuar dy herë, Ilir Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligj, amendamentet e të cilës u propozuan nga deputetja e Ramës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.

 

ilir meta protesta e pl para spak

Sondazh

Poll