Politike

Vizita e Kurtit në Sarajevë/ Zhvillon takime të ndara me anëtarët e Bosnje e Hercegovinës, pritet fjalimi i tij në një konferencë për raportet në rajon

Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiç dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviç.

6 Dhjetor 2024, 12:34 Nga ZH.LL
Vizita e Kurtit në Sarajevë/ Zhvillon takime të ndara me
Kurti

SARAJEVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur pasditen e djeshme vizitën e tij të shkurtër në Sarajevë. Mësohet se gjatë vizitës, Kurti është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.

Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiç dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviç.

Anëtari kroat, Komshiç, ka falenderuar Kurtin përmes një postimi në "Facebook", për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës. Komshiç ka vlerësuar një hap të tillë, sipas tij të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë.

“Falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. Vlerësojmë një hap të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe, për këtë arsye, të pazakontë. Ky veprim sigurisht do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare”, ka shkruar Komshiq në Facebook pas takimit me Kurtin.

Ndërkohë, kryeministri Kurti do të vijojë me vizitën në Sarajevë për t'u takuar me përfaqësues të politikës, ndërsa priet qe gjatë ditës së sotme të mbajë edhe një konferencë për raportet në rajon.

albin kurti sarajeve

Sondazh

Poll