Politike

Komisioni i Venecias shqyron sot mandatin e Olta Xhaçkës

Mësohet se në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

6 Dhjetor 2024, 12:32 Nga I.A
Komisioni i Venecias shqyron sot mandatin e Olta Xhaçkës
Olta Xhaçka

VENECIA- Komisioni i Venecias shqyrton ditën e sotme mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mësohet se në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Mandati i deputetes Xhaçka është në rendin e parë të Komisionit të Venecias.

Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

olta xhacka komisioni i venecias

Sondazh

Poll