Politike

Zgjedhjet parlamentare 2025/ KQZ i shton 1 mandat Tiranës, Korça mbetet me 10 mandate

Mësohet se në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2025 është shtuar një mandat, duke bërë që gjithsej të jenë 37 mandate për deputetë. 

6 Dhjetor 2024, 12:07 Nga I.A
Zgjedhjet parlamentare 2025/ KQZ i shton 1 mandat Tiranës, Korça
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë relacionin për caktimin e numrit të mandateve të deputetëve për çdo qark në vend. Mësohet se në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2025 është shtuar një mandat, duke bërë që gjithsej të jenë 37 mandate për deputetë. 

Ndërkohë që mandati që i është shtuar Tiranës, i është hequr Korçës, e cila kishte 11 mandate në zgjedhjet e 2021. Ndërsa në këto zgjedhje Korça pritet që të mbetet me 10 mandate. 

Zgjedhjet parlamentare 2025/ KQZ i shton 1 mandat Tiranës, Korça
Lista

Mandatet të ndara sipas qarqeve:

Berat 7 mandate
Dibra 5 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasani 14 mandate
Fieri 16 mandate
Gjirokastra  4 mandate
Korça 10 mandate
Kukës  3 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tirana 37 mandate
Vlora 12 mandate

kqz

Sondazh

Poll