Politike

25-vjetori i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë, Osmani: Partneritet me vlera të përbashkëta!

Me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Osamni ka ndarë një video-mesazh duke e cilësuar një partneritet me vlera të përbashkëta.

6 Dhjetor 2024, 11:56 Nga ZH.LL
25-vjetori i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë, Osmani:
Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh në lidhje me aleancën mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Osmani ka ndarë një video-mesazh duke e cilësuar një partneritet me vlera të përbashkëta.

Duke qenë ndër shtetet e para që njohu Kosovës, Osmani e konsideron Gjermaninë, një partnere të pandashme dhe me një qëndrim stoik në mbështetjen e Kosovës.

“Aleanca mes Kosovës dhe Gjermanisë është një partneritet i bërë nga vlera të përbashkëta, një histori mbështetje, solidaritetit si dhe një lidhje të jashtëzakonshme mes popujve. Duke qenë ndër shtetet e para që njohu Pavarësinë tonë, keni qëndruar stoik në mbështetjen e Kosovës në integrimin ndërkombëtar, duke iu bashkuar aspiratës sonë për t’iu bashkuar familje euroatlantike”, tha Osmani.

 

vjosa osmani gjermani

Sondazh

Poll