Politike

Protesta para SPAK, Xhixho: Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës

Xhixho lajmëroi se çështjen e kreut të PL-së, Ilir Metës do ta ndjekin deri në Strasburg. 

6 Dhjetor 2024, 13:13 Nga r.ll
Protesta para SPAK, Xhixho: Drejtësia selektive me dy standarde, po
erisa xhixhoi

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot në protestën para SPAK se drejtësia është me dy standarde dhe se po persekuton liderët e opozitës. 

Sipas deputetes kjo ndodh sepse opozita është e vendosur ti qëndrojë përballë asaj që ajo e cilëson "regjim". Xhixho lajmëroi se çështjen e kreut të PL-së, Ilir Metës do ta ndjekin deri në Strasburg. 

“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi. Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës. Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg. Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale. Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, tha Xhixho.

erisa xhixho protesta e pl para spak

Sondazh

Poll