Aktualitet

Vinin baste sportive online/ Arrestohen 6 persona në Tiranë, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni për identifikimin e aktiviteteve të paligjshme të organizimit të basteve sportive online. 

5 Dhjetor 2024, 13:29 Nga N.F
Vinin baste sportive online/ Arrestohen 6 persona në Tiranë, shpallen
Foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni për identifikimin e aktiviteteve të paligjshme të organizimit të basteve sportive online. 

Përveç 6 të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjera. Policia bën me dije se po punon për kapjen e tyre. Nga operacioni janë sekuestruar 6 celularë. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 8".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: D. L., 32 vjeç, S. N., 48 vjeç, T. S., 34 vjeç, R. Z., 18 vjeç, G. P., 24 vjeç, dhe D. K. 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., dhe E. P. dhe po punohet për kapjen e tyre. 6 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

baste online arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll