4 Dhjetor 2024, 17:58
Nga ZH.LL
ceremonia
TIRANË- Forcat e Armatosura festuan 112 – vjetorin e krijimit të tyre dhe 80 – vjetorin e Çlirimit të vendit në një ceremoni në sheshin e madh të garnizonit “Skendërbej” në kryeqytet.
Të pranishëm në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, zëvendësministrat Dorian Tola dhe Enkelejd Joti, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, deputetë të Kuvendit, komandantë të forcave, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, ndërkohë që trupat aktivë ishin formuar nëpër kuadrate.
Që në fillim të fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes e konsideroi vendimin për krijimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, jo thjesht një akt administrativ, por një akt themelues të Shqipërisë moderne duke përcaktuar mbrojtjen dhe sigurinë si një çështje me rëndësi jetike për shtetin e sapoformuar. “Nuk mund të ketë pavarësi pa vetë-mbrojtje, dhe nuk mund të ketë shtet-ndërtim pa siguruar kushtet e vazhdimësisë. Në këtë kuptim, themelimi i Forcave të Armatosura ishte një akt pavarësie të cilës i bashkëngjitej dhe misioni i sovranitetit.”- u shpreh ministri Vengu.
Më tej, zoti Vengu shprehu konsideratat më të larta për burrat dhe gratë që themeluan dhe çuan përpara Ushtrinë Shqiptare dhe solli në vëmendje sfidat aktuale me të cilat Forcat tona të Armatosura duhet të përballen. “Sot, 112 vite pas aktit të themelimit, 80 vite pas aktit të rezistencës, 15 vite pas aktit të konfirmimit të vokacionit tonë euro-atlantik, teksa gëzojmë të gjithë së bashku të mirat e sigurisë kolektive që ofron Aleanca më e suksesshme në historinë moderne, ndërkohë që përballemi me kërcënime të reja, të cilat nuk janë vetëm në horizont por bëhen gjithnjë e më të prekshme, sot pra, na duhet të mendojmë për vazhdimësinë dhe për misionin, për kombin dhe aspiratat e tij. Në këto 10 vite, është bërë një punë e lavdërueshme dhe e gjithanshme për t’u forcuar, për t’u modernizuar. Por kemi ende shumë punë për të bërë. Sot, ushtarët, nënoficerët, oficerët shqiptar, janë më të përgatitur, më të mirë trajnuar e arsimuar, më të mirë pajisur, dhe me të mirë trajtuar. Në këtë kontekst, dua të shpreh mirënjohjen tonë të thellë, ndaj të gjithë aleatëve e partnerëve që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.”- tha ndër të tjera ministri Vengu, i cili nuk harroi të kujtojë ushtarakët e rënë në krye të detyrës.
Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji tha se gjatë gjithë historisë së tyre, FA kanë reflektuar vlerat më të mira kombëtare, kanë demonstruar përkushtim, profesionalizëm, duke u transformuar dhe modernizuar vazhdimisht për të rritur kapacitetet operacionale në interes të përmbushjes së misionit kushtetues dhe kontributit për paqen dhe sigurinë.
Në përfundim të ceremonisë, Toga Ceremoniale dhe orkestra Frymore e FA zhvilluan një parakalim ceremonial, ndërkohë që ministri Vengu u takua me familjarë të ushtarakëve dhe nxënësit e shkollave të mesme të pranishëm në ceremoni.
forcat e armatosura pirro vengu
Politike
4 Dhjetor 2024, 17:26
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kuvendi ka miratuar një fond prej 500 mijë eurosh për të mbështetur financiarisht Komisionin Anti...
Politike
4 Dhjetor 2024, 17:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bazuar në raportin Financiar të Kuvendit për 8 muajt e parë të këtij viti, mësohet se ...
Politike
4 Dhjetor 2024, 16:45
ZH.LL
Svecla ne Emirate
KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga homologu i tij nga Emirate...
Politike
4 Dhjetor 2024, 16:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me pranimin në UNESCO t&eum...
Politike
4 Dhjetor 2024, 16:25
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kund...
Politike
4 Dhjetor 2024, 16:02
E. D
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke folur në deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshil...
Politike
4 Dhjetor 2024, 15:55
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka thënë se buxheti 2025 nuk i përgjigjet fare n...
Politike
4 Dhjetor 2024, 15:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pas 6 orëve seancë, kërkesën e parë të partive politike ...
Politike
4 Dhjetor 2024, 15:37
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se PD prop...
Politike
4 Dhjetor 2024, 15:10
ZH.LL
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka komentuar buxhetin e vitit 2025, i cili u miratuar mbrëmjen e dje...