Aktualitet

Me pankarta në duar/ Mësuesit në Kosovë protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë rritjen e pagave: E shenjtë është puna në edukimin e brezave! (FOTO)

Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare ku më pas u marshua drejt Ministrisë së Arsimit.

4 Dhjetor 2024, 14:05 Nga N.F
Me pankarta në duar/ Mësuesit në Kosovë protestë para
Protesta

KOSOVË- Ditën e sotme mësuesit në Kosovë kanë dalë në protestë ndërsa janë mbledhur para qeverisë. Në protestën e tyre ata kërkojnë rritjen e pagave. Protestuesit janë shfaqur me pankarta në duar. Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare ku më pas u marshua drejt Ministrisë së Arsimit.

Në disa pankarta shkruhej “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjtë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale”, etj.

Një ditë para protestës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës. Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u. Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe nënshkrimi i Kontratës Kolektive.

kosove proteste

Sondazh

Poll