Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës, Neritan Liçaj: Ja kush e vrau Sokol Olldashin dhe Azem Hajdarin

Aktori hodhi akuza ndaj mazhorancës, ku tha se “Azem Hajdari është qëlluar nga ata"(referuar socialistëve), por nuk përmendi emra konkretë.

4 Dhjetor 2024, 12:53 Nga r.ll
Protesta para bashkisë së Tiranës, Neritan Liçaj: Ja kush
neritan licaj

TIRANË- Në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës të organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbajti fjalën e tij aktori i njohur Neritan Liçaj.

Aktori hodhi akuza ndaj mazhorancës, ku tha se “Azem Hajdari është qëlluar nga ata", por nuk përmendi emra konkretë. Liçaj foli edhe për vdekjen e Sokol Olldashi, ku tha se “Këta e vranë Sokol Olldashin! I kanë bërë atentate pa fund Berishës”.

“Këta pa dallim feje, politike dhe ideje janë horra. Dëgjoj këta që flasin për karriget në Parlament. Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë. Këta vranë Sokol Olldashin. Këta i kanë bërë pafund atentate Berishës saqë nxorën një në fund dhe e gjuajti ish Presidentin dhe ish-kryeministrin. Këto i bëjnë këta. Të djathtët nuk vrasin. Ne e kemi zemrën e fortë.

Ju keni një tufë nga këta drejtorët tuaj që janë spiunë sigurimi, janë kriminelë të këtij vendi. Më vjen keq edhe për një gjë. Atëherë isha armik i popullit. Dola atëherë dhe nuk pyeta, dola për liri. Atëherë përballë si studentë kishim po këta horra. Edhe prapë sot gjejmë këta dhe kërkojmë liri, demokraci, votë të lirë. Tani ju (iu drejtohet policëve) jeni përballë nesh. Ndërsa ata minjtë e Sigurimit rrinë nëpër ferra.”, u shpreh aktori në protestë.

neritan liçaj sokol olldashi azem hajdari

Sondazh

Poll