Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Në njoftimin e policisë thuhet se 46-vjeçari, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

4 Dhjetor 2024, 12:27 Nga r.ll
I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet për herë të
foto ilustruese

DURRËS- Ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar sot për herë të tretë. Në njoftimin e policisë thuhet se 46-vjeçari, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-juristi Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe ditën e sotme. Ai ishte në kërkim për tjetërsimin e 448 mijë metrave katrorë tokë. Dosja u hetua nga Prokuroria në muajin Prill të këtij viti, kur emri i Zahos figuronte mes zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të hetuar dhe akuzuar. Një tjetër dosje ndaj tij në Prokurori është regjistruar në vitin 2021, sërish për tjetërsim pronash dhe falsifikim. 

 

 

mikel zaho

Sondazh

Poll