4 Dhjetor 2024, 12:49
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës, KRU Mitrovica, njoftoi të mërkurën se do të zbatojë reduktime në furnizimin me ujë për konsumatorët e saj në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, si rezultat i pasojave që shkaktuan dëmet nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit javën e kaluar.
Ajo tha se banorët e qytetit të Mitrovicës së Jugut do të përballen me mungesë uji nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00. Banorët e qytetit të Vushtrrisë nuk do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.
Në Skenderaj reduktime do të ketë nga ora 18:00 deri në orën 06:00 për banorët e qytetit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 18:00 për banorët e fshatrave të komunës. Kompania nuk tregoi se sa do të zgjasin reduktimet e ujit, të cilat vijnë si pasojë e shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, për çfarë autoritetet kosovare e kanë fajësuar shtetin fqinj Serbinë. Serbia i ka mohuar akuzat.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
“Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi”, tha KRU Mitrovica.
Ajo u bëri thirrje konsumatorëve të vet të mos e përdorin ujin për pije. KRU Mitrovica funksionin si ndërmarrje publike dhe i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.
Në rrjetin e saj janë të kyçur mbi 100.000 banorë nga këto rajone. Këto tri komuna ishin përballur me reduktime edhe menjëherë pas sulmit të 29 nëntorit. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga bashkia ndërkombëtare./ REL
shperthimi ne zubin potok uji
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 12:44
r.ll
pamje e trendit
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, ka bërë thirrje prindërve të ke...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 12:30
N.F
Alfred Dedja
TIRANË- Pas kontrolleve të djeshme për të gjetur armën e krimit me të cilën u vra 50-vjeçari, A...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 12:27
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar sot për herë të tret&e...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 11:45
N.F
Aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruara paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Mësoh...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 11:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Gjykatës së Posaçme lidhur me të pandehurit ...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 11:34
N.F
Mehdi Malkaj
TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur pa...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 11:12
r.ll
droga
SHKODËR- Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, ku janë sekuestrua...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 10:51
N.F
Baste
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka a...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 10:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Energjia, transporti, sistemi bankar, tregjet financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, rr...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 10:20
r.ll
pamje nga arrestimi
CËRRIK- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Cë...