Sport

Aurélien Tchouaméni kthehet te Real Madridi, por ku do të luajë?

I kthyer nga dëmtimi në grupin e Madridit që udhëton për te Athletic Bilbao të mërkurën në La Liga (21:00), Aurélien Tchouaméni duhet të startojë si titullar. Mbetet për t'u parë nëse do të jetë para apo në qendër të mbrojtjes.

4 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Aurélien Tchouaméni kthehet te Real Madridi, por ku do të

SPANJE - Pas gati një muaji mungesë, për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës së majtë, Aurélien Tchouaméni, i cili mori pjesë në të gjitha seancat e fundit stërvitore të Real Madridit, do të rikthehet në garë dhe është në grupin e Madridit të mërkurën, në fushën e Athletic Bilbao, për ditën e 19-të të La Ligës (21:00). 

“Ai po bën shumë mirë, është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij dhe është gati të luajë që nga fillimi”,- detajoi trajneri i tij, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp të martën. Është një lajm i mirë për ne, që ai është rikthyer dhe do të shohim nesër se në çfarë pozicioni do ta vendos të luajë”.

Kësisoj francezi duhet të startojë kundër baskëve. Tani mbetet për t'u parë në cilin rol: atë të mesfushorit mbrojtës apo qendërmbrojtësit, përkrah Antonio Rüdiger. Një rol që ai tashmë e ka zënë shkëlqyeshëm në shumë raste sezonin e kaluar. 

“Aurélien ka qenë gjithmonë i dobishëm në mbrojtje, qoftë para, apo si qendërmbrojtës. Në këtë aspekt, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”,- tha Ancelotti, pa e zgjidhur debatin për pozicionin e tij dhe duke treguar se cilin opsion do të zgjedhë.

Tchouaméni në çdo rast mund ta qetësojë veten, qoftë në qendër apo në mbrojtje, ai mbetet po aq i rëndësishëm si kurrë më parë dhe një lojtar titullar i padiskutueshëm në sytë e trajnerit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll