Sport

Lajm i mirë për Galatasaray, Mauro Icardi operohet me sukses në gju!...

Galatasaray: “Urojmë që lojtari ynë, procesi i rehabilitimit të të cilit ka filluar, të shërohet sa më shpejt."

4 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Lajm i mirë për Galatasaray, Mauro Icardi operohet me sukses në

ARGJENTINE - Këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e djathtë që i dha fund sezonit të Mauro Icardit është trajtuar sot, me operacionin e zakonshëm, direkt në Buenos Aires.

Lajmin e jep faqja zyrtare e Galatasaray: "Futbollisti ynë Mauro Icardi iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot në spitalin Santorio Las Lomas në Buenos Aires. Urojmë që lojtari ynë, procesi i rehabilitimit të të cilit ka filluar, të shërohet sa më shpejt."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Galatasaray (@galatasaray)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll