Sport

Tifozët e Bayernit shpalosin një baner të ri kundër Al-Khelaïfit në Allianz Arena!

Pas atyre të ndeshjes kundër PSG-së, tifozët e Bayernit e vazhduan kritikën me një banderolë të re këtë të martë, gjatë ndeshjes ndaj Leverkusenit në Kupën e Gjermanisë (0-1). Dhe ajo shënjestronte edhe një herë presidentin parizien Nasser al-Khelaïfi.

4 Dhjetor 2024, 11:31 Nga DOSJA

Tifozët e Bayernit shpalosin një baner të ri kundër

GJERMANI - Pikërisht një javë pas pankartave të para, që sulmonin Nasser al-Khelaïfi gjatë fitores së Bayern Munich kundër PSG-së (1-0) në Champions League, drejtuesit e Bayern kërkoi falje të nesërmen, një mesazh i ri u shpërnda këtë të martë në Allianz Arena.

Në fillimin e pjesës së dytë kundër Bayer Leverkusen (0-1) në raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë, Südkurve (krahu jugor që krijon sfondin gjatë ndeshjeve të klubit të Mynihut) shfaqi edhe një herë një pankartë kundër presidentit parizien, që u shpalos në tre nivele.

Të pranishëm në galerinë presidenciale, Uli Hoeness (president nderi) dhe Karl-Heinz Rummenigge (ish-kryetar i bordit të drejtorëve) e panë këtë mesazh të hequr pas tre minutash.

Nuk ka dyshim se kjo fushatë e tifozëve më të zjarrtë të Bayernit ndaj Al-Khelaïfi, pritet të jetë një temë e nxehtë edhe të dielën, kur bordi i drejtorëve të Bayernit do të prezantojë raportin e tij ekonomik për sezonin 2023-2024, para disa mijëra anëtarëve të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll