Sport

Rivaldo nuk harron: "Van Gaal më kufizoi, më hoqi lirinë. Ka pasur diskutime..."

"Van Gaal është një trajner i madh. Sa herë që bëj një intervistë flas mirë për të, sepse ai është një i madh. Por ai nuk i pëlqen lojtarët që dallohen”

4 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Rivaldo nuk harron: "Van Gaal më kufizoi, më hoqi lirinë. Ka

SPANJE - Vítor Borba Ferreira Gomes, i njohur si Rivaldo, ka kaluar nëpër shumë ekipe në karrierën e tij. Pesëmbëdhjetë për të qenë të saktë, mes debutimit në Paulista dhe kërcimit në Evropë me Deportivo La Coruña, pastaj Barcelonën dhe Milanin, me eksperienca aty-këtu mes Turqisë, Greqisë dhe më gjerë.

Periudha më e dashur për të, ku kaloi më shumë vite, ishte ajo që jetoi me fanelën e Blaugranës (1997-2002), me 4 trofe dhe një “Top të Artë”.

Në intervistën e dhënë për Marca, Rivaldo donte t’i zhvarroste ato kujtime: "Ishte një përvojë e mrekullueshme, kam jetuar shumë momente fantastike brenda klubit. Kam fituar trofe, ata më kanë zgjedhur lojtarin më të mirë në botë, duke luajtur me Barcelonën. Unë jam kështu. Ishin pesë vite fantastike që kalova atje që në fillim, duke filluar me titullin kampion spanjol, një trofe i rëndësishëm për karrierën time”.

Megjithatë, rikthimi i Louis Van Gaal në verën e vitit 2002 shkatërroi gjithçka, për shkak të një marrëdhënieje mjaft të hidhur mes të dyve: "Van Gaal është një trajner i madh. Sa herë që bëj një intervistë flas mirë për të, sepse ai është një i madh. Por ai nuk i pëlqen lojtarët që dallohen, ata që bëjnë diçka individuale, ai ma hoqi gjithë lirinë”.

Sfondi i fërkimeve qartësisht të dukshme te Barcelona: "Ndonjëherë në stërvitje, në disa ndeshje, ka pasur diskutime mes meje dhe Van Gaal. Por unë gjithmonë kam thënë se ai ishte një trajner i madh. Ai më mori dhe donte që unë të luajta në krahun e majtë, për dy vite si anësor i majtë, por në një moment thashë:

"Jo, duhet të bëja gjëra të mira në krahun e majtë". Isha në kulmin tim të viteve, - shpjegoi Rivaldo. - Mund të luaja në çdo pozicion dhe do të kisha bërë mirë, kisha shumë besim, e dija që mund të performoja më shumë, se isha '10', se doja të isha '10', doja të luaja në mesfushë, për pasimet që bëra, dhe të asistoja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll