Sport

Man.United, çfarë fatkeqësie. Një tjetër dëmtim për Shaw: "Jam i shkatërruar..."

“Unë jam absolutisht i shkatërruar dhe të pranosh realitetin në këtë kohë është jashtëzakonisht e vështirë”.

4 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Man.United, çfarë fatkeqësie. Një tjetër dëmtim

ANGLI - Ai dukej se po shikonte dritën në fund të tunelit, por Luke Shaw përfundoi përsëri në fund. Nuk ka qetësi për mbrojtësin e majtë anglez të Manchester United, i cili në 8 nëntorin e kaluar u rikthye në stërvitje me ekipin, pas 264 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor.

29-vjeçari me origjinë nga Londra, pak çaste më parë publikoi një mesazh përmes  Instagramit për të informuar fansat e “Djajve të Kuq” për një tjetër pengesë, që nuk do ta mbajë më jashtë për një kohë të gjatë. E gjitha ndodhi, pasi u kthye në fushë për debutimin e Ruben Amorim në United kundër Ipswich.

Dhimbja e Shaw-it…

“Më dhemb shumë që më duhet ta shkruaj këtë, sepse me të vërtetë mendova se i kisha kapërcyer vështirësitë e fundit dhe isha në rrugën e duhur për të ecur përpara, por fatkeqësisht bëra një hap të vogël prapa.

Kam kaluar shumë dhe kam pasur shumë ulje-ngritje, por kjo ishte padyshim periudha ime më e vështirë. Unë jam absolutisht i shkatërruar dhe të pranosh realitetin në këtë kohë është jashtëzakonisht e vështirë.

E kuptoj se do të ketë njerëz që janë të frustruar, të zemëruar, të zhgënjyer dhe i kuptoj të gjitha këto. Askush nuk po e përjeton më keq se unë tani.

Por ajo që mund të premtoj është se do të bëj gjithçka që mundem për t'u rikthyer më i fortë dhe për ta ndihmuar këtë klub të arrijë objektivat e tij këtë sezon. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vërtet nuk kalon pa u vënë re dhe e vlerësoj shumë këtë”, është përfundimi i mesazhit social.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll