Sport

Mourinho i irrituar nga kritikat e gazetarëve: “Më jepni pak merita, dhe më lini të qetë”

"Më jepni pak merita. Mos u përpiqni të më bëni atë që i është bërë Giovanni van Bronckhorst (te Besiktas). Unë nuk njoh asnjë trajner që në tre, katër, pesë muaj, mund të bëjë mrekulli, të ndryshojë gjërat, për mua ai po bënte një punë të shkëlqyer”, deklaroi Mourinho.

4 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mourinho i irrituar nga kritikat e gazetarëve: “Më jepni pak

TURQI - José Mourinho ende tërheq vëmendjen. Si trajner i Fenerbahçes, “Special One”  zgjodhi të lëshojë një nga armët e tij më të mira, polemikën, në këtë rast për mosnjohjen e mjaftueshme nga mediat turke për serinë e fitoreve të skuadrës së tij, duke shtuar se donte të “punonte në paqe”.

Për t'ju dhënë një ide: ‘Kanarinët’ janë të dytët në Super Ligën turke dhe kanë fituar 5 ndeshje radhazi, duke përfshirë triumfin e djeshëm në shtëpi 3-1 kundër Gaziantep. Fenerbahce është e dyta në tabelë dhe vetëm 3 pikë prapa liderit Galatasaray, i cili deri pak javë më parë dukej i paarritshëm.

“Por ata vazhdojnë të më kritikojnë”, ka akuzuar portugezi në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së fundit të kampionatit.

Shpërthimi më pas vazhdoi : "Më jepni pak merita. Mos u përpiqni të më bëni atë që i është bërë Giovanni van Bronckhorst (te Besiktas). Unë nuk njoh asnjë trajner që në tre, katër, pesë muaj, mund të bëjë mrekulli, të ndryshojë gjërat, për mua ai po bënte një punë të shkëlqyer”, deklaroi Mourinho.

Duke shtuar: "Rezultatet kohët e fundit nuk kanë qenë më të mirat (për Besiktashin), por ju keni këtë kulturë dhe kjo kulturë shkon kundër stabilitetit. Për të evoluar, klubet dhe lojtarët kanë nevojë për stabilitet edhe te trajnerët e tyre, në filozofinë e trajnerëve, pra, më jepni pak frymë, më lejoni të punoj në paqe, por nëse nuk është në qetësi, nuk është problem, vazhdoj ta shijoj”.

Ish-trajneri i Romës dhe Interit u pyet gjithashtu për kalendarin e ngjeshur nga ndeshjet e shumta, duke përfshirë pushimet e kombëtares: "Ky kalendar është për të gjitha ekipet në Evropë. Duhet të përdorësh të gjithë skuadrën. Nëse luan gjithmonë me të njëjtën lojtarët, ata do të përfundojnë të lodhur nga grumbullimi i ndeshjeve në kalendar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll