Sport

Formula 1/ Grand Prix i Holandës mbyll cirkuitin në fund të vitin 2026!...

Cirkuiti Zandvoort do të presë Grand Prix të Holandës në Formula 1 për herë të fundit në vitin 2026, para se të zhduket nga kalendari.

4 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Formula 1/ Grand Prix i Holandës mbyll cirkuitin në fund të vitin

HOLANDE - Ndërsa Grand Prix i Monakos u rinovoi kontratën deri në fund të vitit 2031, ai i Holandës nuk do të përjetojë të njëjtin fat. I planifikuar fillimisht deri në vitin 2025, cirkuiti i Zandvoort do të presë edhe një edicion më shumë në vitin 2026, përpara se të zhduket nga harta e Formula 1.

Edicioni i parafundit do të zhvillohet nga data 29 deri më 31 gusht 2025. Datat e edicionit të fundit në vitin 2026, i cili gjithashtu do të kontestohet për herë të parë në formatin sprint, do të shpallen gjatë sezonit të ardhshëm.

Duke u kthyer në kalendarin e garave në vitin 2021 (ai kishte munguar që nga viti 1985), Grand Prix i Holandës i lejoi publikut holandez të shijonte periudhën e dominimit të katër herë kampionit botëror të F1, Max Verstappen. Ky i fundit ka fituar tre nga katër edicionet e fundit në shtëpi, me garën e 2024-ës për Lando Norris.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll