Politike

Ndarja nga jeta e politikanit Arben Tafaj, homazhet mbahen nesër në Pallatin e Kongreseve

Homazhet do të mbahen nga ora 09:30 deri në 11:00 në hollin e Pallatit të Kongreseve.

3 Dhjetor 2024, 21:52 Nga E. D
Ndarja nga jeta e politikanit Arben Tafaj, homazhet mbahen nesër në
Arben Tafaj

TIRANË- Mëngjesin e sotëm familja Tafaj ndau lajmin e trishtë për vdekjen e politikanit Arben Tafaj. Kryetari i Shoqatës Tirana ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht në shkallë dhe ka ndërruar jetë. Gjithashtu ditën e nesërme më 4 dhjetor 2024 do të mbahen homazhe për Arben Tafaj, kryetarin e Shoqatës “Tirana”. Homazhet do të mbahen nga ora 09:30 deri në 11:00 në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Njoftim:

Nesër në datë 4 dhjetor 2024, ora 09.30-11.00 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të mbahen homazhe në nder të kryetarit të Shoqatës “Tirana” Z. Arben Tafaj, i ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Z. Arben Tafaj është një figurë kryesore e komunitetit tiranas, që ka ruajtur e promovuar vlerat e kryqytetit të të gjithë shqiptarisë përmes punës, qytetarisë e vullnetit që prej rënies së sistemit komunist.

arben tafaj

Sondazh

Poll