Sport

Leicester gjen fitoren kundër West Ham, në debutimin e Ruud Van Nistelrooy...

Leicester i Ruud Van Nistelrooy u rikthye te fitorja ndaj West Hamit këtë të martë në Premier League (3-1).

4 Dhjetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Leicester gjen fitoren kundër West Ham, në debutimin e Ruud Van

ANGLI - Periudha e Ruud Van Nistelrooy te Manchester United ka përfunduar dhe holandezi tashmë ka zënë vendin e tij në pankinën e Leicester.

Në krizë pas gjashtë ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet, “Dhelprat” u ringjallën mbrëmjen e kësaj të marte, duke mposhtur West Hamin (3-1).

Marokeni, Bilal El Khannouss (61’), i cili mbërriti këtë verë për 20 milionë euro, i shërbeu Jamie Vardyt (2’) për golin e parë përpara se të gjente rrjetën, pas një kundërsulmi. Patson Daka (90’) shënoi golin e tretë të Leicester në fund të ndeshjes, ndërkohë që Fullkrug (90’+3) do të fiksonte rezultatin 3-1.

Nga ana e saj, Crystal Palace fitoi në Ipswich (1-0). Sulmuesi francez Jean-Philippe Mateta ka shënuar gol në një situatë të komplikuar, në duelin me Greaves. Pasi morën tre pikë në katër ndeshje, “Shqiponjat” kaluan përpara dhe morën tre pikë në zonën e kuqe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll