Sport

Duke kërkuar një jetë të re: Alisson Becker mendon të shkojë në Arabinë Saudite

Portieri brazilian humbi hapësirën te Liverpool…

3 Dhjetor 2024, 17:22 Nga DOSJA
Duke kërkuar një jetë të re: Alisson Becker mendon të

ANGLI - Alisson Becker, portieri brazilian me përvojë i Liverpool, mund të jetë në prag të përfundimit të një cikli gjashtëvjeçar në Anfield.

Lojtari 32-vjeçar e di se klubi anglez e sheh gjeorgjianin Giorgi Mamardashvili si ‘pronarin’ e ardhshëm të portës dhe për këtë arsye po mendon një ‘aventurë’ në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Alisson mbërriti në Premierligë në vitin 2018, duke ardhur nga Roma, pasi ishte bërë figurë e klubit anglez.

Ai luajti vetëm 8 ndeshje këtë sezon, pasi pësoi një dëmtim në fillim të tetorit, diçka që i hapi hapësirë ​​irlandezit Caoimhín Kelleher, i cili deri tani e ka përmbushur misionin e tij në mënyrë shumë pozitive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll