Sport

Jamie Carragher mendon se ka probleme mes Guardiolës dhe De Bruyne…

Ish-futbollisti dhe komentatori anglez e sheh të çuditshme mungesën e mesfushorit belg te Man.City

3 Dhjetor 2024, 17:13 Nga DOSJA
Jamie Carragher mendon se ka probleme mes Guardiolës dhe De Bruyne…

ANGLI - Kriza te Manchester City po fokuson vëmendjen te trojet angleze dhe ka nga ata që kanë përgjigje për atë që po ndodh në formacionin e drejtuar nga trajneri spanjol Pep Guardiola.

Sipas Jamie Carragher, ish-lojtar i Liverpool dhe komentator aktual, një nga çështjet përkatëse ka të bëjë me një problem të supozuar mes trajnerit të Cityt dhe superyllit belg Kevin De Bruyne.

“Hera e fundit që ai ishte titullar ishte në shtator, kundër Brentford. Dhe unë mendoj se kjo është diçka e pazakontë, e çuditshme... Ai është ndoshta lojtari më i mirë që Premier League ka mirëpritur në 10 vitet e fundit dhe ai nuk luan. E di që ka pasur probleme me dëmtimet, por është rikuperuar dhe nuk dhe kuptoj pse nuk po luan?

Ai është lider dhe ka autoritet. Ka besim dhe një shkëlqim të veçantë, ndaj më duket shumë e çuditshme. Sigurisht që diçka po ndodh në dhomën e zhveshjes",- u mbrojt ai.

Më pas, ish-mbrojtësi shkoi më tej dhe iu drejtua situatës aktuale të Guardiolës: “Diçka po ndodh, por Pep Guardiola ka kontrollin e plotë të klubit, ai rinovoi kontratën dhe, me shumë gjasa, është në pritje të dritareve të ardhshme të tregut”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll