Sport

Roger Schmidt futet në radhë për të zënë vend në pankinën e RB Leipzig-ut...

Ish-trajneri i Benfica-s nuk do të jetë i interesuar të rikthehet menjëherë në aksion

3 Dhjetor 2024, 16:50 Nga DOSJA

Roger Schmidt futet në radhë për të zënë vend

GJERMANI - Pa klub që nga largimi nga Benfica në shtator, Roger Schmidt u emërua këtë të hënë në listen për zëvendësuar komandën teknike të RB Leipzig, në rast se Marco Rose do të shkarkohet pas rezultateve të dobëta të fundit.

Informacioni jepet nga German Sky, i cili gjithsesi bën të qartë se synimi i ish-trajnerit të ‘Eagles’ është të refuzojë afrimet që merr në këtë fazë. Me sa duket, ideja e Schmidt është vetëm rikthimi në aksion sezonin e ardhshëm.

Trajneri 57-vjeçar, kujtojmë se është ende në negociata për përfundimin e marrëveshjes, e cila do t'i detyrohet atij një shumë prej rreth 10 milionë eurosh.

Përveç Schmidt, RB Leipzig po monitoron edhe Erik ten Hag, një trajner holandez, i cili së fundmi u largua nga Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll