Sport

Van Nistelrooy tregon bisedën me Amorimin, para largimit nga United: "E kuptova…"

Holandezi pranon se do të kishte dashur të kishte qëndruar në Old Trafford, por e kupton vendimin e trajnerit portugez

3 Dhjetor 2024, 14:37 Nga DOSJA

Van Nistelrooy tregon bisedën me Amorimin, para largimit nga United:

ANGLI - Ruud van Nistelrooy u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Leicesterit të premten e kaluar dhe, në deklaratat e publikuara nga shtypi britanik, pranoi se ishte "i lënduar" nga mënyra se si u largua nga posti i tij si trajner i përkohshëm i Manchester United  menjëherë pas ardhjes së Ruben Amorimit.

"Sapo mora rolin e përkohshëm, thashë se isha atje për të ndihmuar Manchester United dhe kjo është ajo për të cilën do të qëndroja. Dhe kjo është ajo që doja. Pra, sigurisht që isha i zhgënjyer, mjaft i zhgënjyer që u largova. Largimi më lëndoi”, theksoi holandezi, 48 vjeç.

Ai vazhdoi: "E vetmja punë që do të kisha pranuar si asistent do të ishte te Manchester United, për shkak të lidhjes që kam me njerëzit e klubit, me tifozët. Në fund, arrita ta pranoja vendimin, sepse unë kuptoj edhe trajnerin e ri.

Në mbyllje, Nistelrooy, i cili drejtoi PSV-në në sezonin 2022/23, zbuloi disa nga detajet e bisedës që kishte me Ruben Amorimin: "Isha mirënjohës për këtë. Një bisedë nga njeriu te njeriu, nga personi në person, dhe nga trajneri në trajner. Më ndihmoi shumë për të ecur përpara dhe për të filluar negocimin për mundësi të tjera”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Nistelrooy nënshkroi një kontratë me Leicester deri në qershor 2027. Holandezi pason Steve Cooper në këtë rol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll