Sport

Christensen s'e mban mend herën e fundit kur ka luajtur pa dhimbje: "Duhet ta kisha dëgjuar trupin tim më herët"

Qendërmbrojtësi i Barcelonës është në fazën e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i tendinit të Akilit

3 Dhjetor 2024, 15:21 Nga DOSJA

Christensen s'e mban mend herën e fundit kur ka luajtur pa dhimbje:

SPANJE - Andreas Christensen është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i tendinit të Akilit, i cili e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga gushti. Në një deklaratë për një media daneze, të riprodhuar nga shtypi spanjol, qendërmbrojtësi i Barcelonës ka rrëfyer se nuk mund ta kujtojë herën e fundit kur ka luajtur pa dhimbje.

“Nuk mbaj mend asgjë, do të thoja se jam ndjerë shumë mirë në sezonin tim të parë këtu, pra në 2022/23. Ndoshta duhet ta kisha dëgjuar trupin tim më herët, por, nga ana tjetër, ne gjithmonë duam të luaja dhe mësova se duhet të kujdesemi për trupin tone, gjë që duhet ta kisha bërë këtë sezonin e kaluar.

Mendoj se të gjithë e dinë që kam luajtur me dhimbje tash e një kohë”,- tha Andreas Christensen. i cili ka luajtur vetëm 26 minuta këtë sezon në La Liga, pasi i dëmtua kundër Valencias në javën e parë të kampionatit spanjol.

"Jam i lumtur sepse skuadra po fiton, por ne duam të jemi pjesë e ndeshjeve. Ne ulemi në shtëpi dhe thjesht duam të jemi në fushë, kështu që ka qenë e vështirë. Ditët janë më të gjata, sepse nuk po bëni atë që vërtet dëshiron të bësh”,- ka shtuar 28-vjeçari danez, i cili pritet të kthehet në fushë në janar të vitit të ardhshëm. "Po filloj të shoh dritën në fund të tunelit. Ndjej se jam në rrugën e duhur për t'u rikthyer në 100%",- përfundoi ai.

Kujtojmë që Andreas Christensen mbërriti te Barcelona në sezonin 2022/23 nga Chelsea. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll