Sport

E ardhmja e Mo Salah, tani si telenovelë… PSG distancohet nga egjiptiani!

E ardhmja e yllit egjiptian të Liverpool është kthyer tashmë në një telenovelë

3 Dhjetor 2024, 14:15 Nga DOSJA
E ardhmja e Mo Salah, tani si telenovelë… PSG distancohet nga

ANGLI - Portali TalkSport deklaroi të hënën se PSG ka nisur negociatat për nënshkrimin e Mohamed Salah, i cili për momentin nuk është rinovuar nga Liverpool. Duhet mbajtur mend se kontrata e tij përfundon në qershor, si ato të Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold .

Megjithatë, në orët e fundit, PSG mohoi se është në bisedime për të inkorporuar në radhët e saj Salah këtë verë që vjen. E ardhmja e anësorit të Liverpoolit tashmë është kthyer në një telenovelë dhe vetë ndërkombëtari egjiptian është në krye të saj për ta ushqyer, qoftë edhe me mesazhe enigmatike, apo fraza aluduese në media apo në rrjetet sociale.

Sepse, ndërsa Salah deklaroi pas ndeshjes kundër  Southampton (2-3 për Reds) se "Unë jam më shumë jashtë se brenda Liverpool" dhe se klubi Reds nuk i ka ofruar një kontratë të re, thanë burimet e klubit (jo në nivel zyrtar, por kanë rrjedhur informacionet) se ka negociata me agjentin e lojtarit, Ramy Abbas Issa, për zgjatjen e angazhimit që bashkon të dyja palët.

Disa media angleze bëjnë me dije se ajo që  dëshiron Mohamed Salah, 32 vjeç, është rinovimi qoftë edhe për një vit me Liverpoolin, ku mbërriti në verën e vitit 2017 nga Roma për 42 milionë euro dhe është i acaruar nga ajo që ai e kupton si mungesë ngutjeje nga pjesë të klubit të Anfield për ta trajtuar këtë çështje seriozisht. 

Salah është në formë të shkëlqyer, me 13 gola dhe 11 asistime duke numëruar të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Demonstrimi i fundit, asistimi dhe goli i penalltisë në 2-0 ndaj Manchester Cityt të dielën.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll