Politike

Me një pako të madhe me vete, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Mësohet se Kryemadhi e vetme ka shkuar në ambientet e SPAK, ndërkohë që me vete mban në pako të madhe 

2 Dhjetor 2024, 11:55 Nga I.A
Me një pako të madhe me vete, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Kryemadhi e vetme ka shkuar në ambientet e SPAK, ndërkohë që me vete mban në pako të madhe 

Monika Kryemadhi u paraqit e vetme në ambientet e SPAK në zbatimit të vendimit të GJKKO-së që ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll