Sport

Manchester City rrëzohet nga froni i Premier? Van Dijk i kujdesshëm: "Nuk ka arsye për eufori"

“Ishte një ndeshje e mirë. Ne fituam dhe po ecim përpara. Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme”

2 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

 

Manchester City rrëzohet nga froni i Premier? Van Dijk i kujdesshëm:

ANGLI - Një mbrëmje e paharrueshme për Liverpool dhe Arne Slot. Fitorja 2-0 ndaj  kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City është një rezultat i jashtëzakonshëm për përparimin e Reds në Premier League, duke pasur parasysh epërsinë e tyre në +9 ndaj Arsenalit dhe Chelsea, që e ndjekin.

Mbrojtësi qendror, Virgil van Dijk, ishte imperator si zakonisht dhe foli për Sky Sports UK për rezultatin e marrë ndaj Citizens: “Mendoj se Manchester City është një ekip fantastik. Ata janë katër herë kampionë radhazi. Ata kanë cilësinë për të ndëshkuar çdo ekip, por unë mendoj se ne ishim solidë në mbrojtje dhe patëm shanse të mëdha”.

Duke iu drejtuar në mënyrë indirekte skuadrës, pra, për ta mbajtur këmbët në tokë pavarësisht diferencës nga rivalët e tyre në renditje: "Mund të kishim shënuar më shumë, - analizoi holandezi. - Ishte një ndeshje e mirë.

Ne fituam dhe po ecim përpara. Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë. Ka ende edhe shumë ndeshje, për fat të keq kemi disa dëmtime ekipi dhe ne duhet të përballemi me to”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll