Sport

Ronaldo nuk i ndahet synimit të tij: “Do të shënoj 1000 gola!”

Ai ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke shkuar në 915 gola në karrierën e tij.

1 Dhjetor 2024, 22:58 Nga DOSJA
Ronaldo nuk i ndahet synimit të tij: “Do të shënoj 1000

ARABI SAUDITE - Mosha për Cristiano Ronaldon është vetëm numër, pasi po vazhdon të shënojë gola në çdo ndeshje. Edhe pse 39-vjeçar, portugezi është futbollisti kryesor i skuadrës arabe, Al Nassr.

Ai ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke shkuar në 915 gola në karrierën e tij.

Cristiano është pyetur se a do ta arrijë shifrën prej 1000 golash dhe ka thënë se do ta provojë në gjë të tillë. “Të shënosh 1.000 gola? Do ta provoj! Por ky nuk është fokusi kryesor për mua”, ka deklaruar Ronaldo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll