Sport

TRAGJEDI!... Pamje të frikshme për t’u parë. Dhjetëra të vdekur në përleshjet gjatë një ndeshjeje në Guine

Disa dhjetëra njerëz vdiqën të dielën pas përleshjeve mes tifozëve në një ndeshje futbolli në Guinenë juglindore.

2 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

TRAGJEDI!... Pamje të frikshme për t’u parë. Dhjetëra

GUINE - Disa dhjetëra njerëz vdiqën të dielën në përleshjet midis tifozëve gjatë një ndeshje futbolli në N'Zérékoré, në juglindje të Guinesë, thanë burimet mjekësore për AFP.

Sipas RFI, situata degjeneroi në momentet e fundit të finales së turneut të futbollit “General Mamadi Doumbouya” mes ekipit N'Zérékoré dhe atij të Labé, kur u akordua një penallti për N'Zérékoré. Lojtarët e Labé e kundërshtuan këtë vendim, përpara se fusha të pushtohej. Dëshmitarët raportojnë gjuajtje me gurë.

“Janë rreth njëqind të vdekur. Trupat janë të rreshtuar sa të sheh syri në spital. Të tjerët janë të shtrirë në dysheme në korridore. Morgu është plot,”- tha një mjek në spitalin rajonal për AFP, duke folur në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste. "Ka dhjetëra vdekje," raporton një mjek tjetër.

“Qeveria po monitoron zhvillimet në situatë dhe përsërit thirrjen e saj për qetësi, në mënyrë që shërbimet spitalore të mos pengohen në ofrimin e ndihmës së parë për të lënduarit ,” njoftoi kryeministri i Guinesë Bah Oury në X.

B.T (D0sja.al)

Sondazh

Poll